Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Pandemia e Covid-19 në Shqipëri duket se po shkon drejt zhdukjes.
Këtë e tregojnë edhe shifrat e raportuara nga Ministria e Shëndetësisë për situatën në 24 orët e fundit.
Janë kryer 508 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 6 qytetarë.
“2 në Durrës, Patos, 1 në Lushnje, Peqin”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Janë 422 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,916 që nga fillimi i epidemisë.