“E kapa mos ishte e gjallë”, Fation Hoxha: E dija që babai po varej

25 April 2022, 15:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“E kapa mos ishte e gjallë”, Fation Hoxha: E dija që babai
Fation Hoxha ka rrëfyer edhe njëherë për mediat detajet e krimit të rëndë të ndodhur disa ditë më parë

Fation Hoxha ka rrëfyer edhe njëherë për mediat detajet e krimit të rëndë të ndodhur disa ditë më parë, ku babai i tij, Xhevahir Hoxha i masakroi me sfurkë bashkëjetuesin e tij, Merushe Hoxhën.

Ai tregoi se kur u kthye në shtëpi e gjeti 30-vjeçaren me shenja jete, por Merushja nuk arriti të mbijetojë. I riu zbuloi se Merushja ka tentuar të mbrohet kur është sulmuar nga babai i tij, por nuk ia ka dalë.

BW shkruan se Fationi Hoxha rrëfeu se Xhevahiri e ka goditur 30-vjeçaren në dhomën e gjumit me më pas e ka tërhequr dhe e ka lënë në korridor. Ai tha se kur pa të atin të largohej pas krimit të rëndë, e dinte që do varej, por nuk shkoi pas tij pasi për të rëndësi kishte që Merushja të ishte gjallë.

“Vajta e kapa menjëherë, ishte gjallë. Dyert ishin të shqyera, gjaku. E ka goditur në dhomë, e ka tërhequr e ka lënë këtu. Mbrapa derës gjeta shumë gjak. Ka qenë dera e mbyllur, ka tentuar ta mbajë. E ka goditur që kur ka hapur derën. Ajo qëndronte kyçur brenda. E ka shqyer me forcë. Dera e madhe ishte e shqyer. Unë po vija, ai po ikte me vrap tek ullinjtë për tu varur. E dija që do varej. Thashë “O zot ta gjej gjallë, ta shpëtoj”, rrëfeu Fation Hoxha.


Video