Grenell: Administrata Biden i vendosi sanksione Berishës, por jo dashnores së Putin

25 April 2022, 15:40Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Grenell: Administrata Biden i vendosi sanksione Berishës, por jo dashnores
Në foto: Këshilltari i Donald Tump, Richard Grenel, e dashura e Putin dhe Sali Berisha

Këshilltari i Donald Tump, Richard Grenell teksa ka kritikuar administratën e Joe Biden, është ndalur edhe tek sanskionet dhe shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Grenell ka kritikuar ashpër administratën e Joe Biden për shkak të qëndrimeve që po mbahen ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës. Përmes një postimi në rrjetin social tëitter, ai thotë se administrate e Biden ka shpallur non grata ish kryeministrin Berisha në Shqipëri, ndërkohë që nuk i ka vendosur asnjë sanksion të dashurës së Vladimir Putinit.


“Administrata e Joe Biden ka vendosur sanksione mbi liderin e partisë konservatore në Shqipëri, por jo mbi dashnoren e Putinit. Media amerikane është e falimentuar”, shkruan Richard Grenell në mesazhin e tij në Twitter. 

 


Video