Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike njoftoi se është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Degës së Vorës.
Pas numërimit të fletëve të votimit, kryetar u shpall Pëllumb Brusha me 80% të votave.
Komisioni tha se është mbyllur procesi edhe për zgjedhjen e kryetarit të Degës së Belshit. Pas numërimit të fletëve të votimit, kryetar u shpall Dritan Cani me 94% të votave.
Këtë të diel u votua edhe në Maliq ku pas numërimit të fletëve të votimit, kryetar u shpall Nevjon Kodrasi me 86% të votave.