Sazan Guri dhe gazetari Arjan Çani, kanë patur një debat mes tyre pasi Guri vetëshpalli kandidaturën e tij për president të “Republikës”. Çani i ka kërkuar që të tërhiqet, duke theksuar se nuk do e votonte askush, por Guri ka replikuar menjëherë duke thënë se ai e ka në ADN udhëheqjen e shtetit.
Pjesë nga debati:
Pjesë nga biseda:
Arian Çani: Sa përqind ka mundësi që të bëhesh President
Sazan Guri: 1%, ja unë ta them vetë, vetëm 1%
Arian Çani: Mirë, unë do të bëj një sondazh, ja ju miq që më shkruani, sa mundësi mendoni se ka Sazan Guri që të bëhet president, të bëjmë një sondazh
Sazan Guri: Po unë ta them vetë morë, vetëm 1%
Arian Çani: Po mirë, unë do bëj sondazhet, më lër
Sazan Guri: Po çfarë sondazhesh, janë bërë ato
Arian Çani: Po unë do bëj punën timore more
Sazan Guri: Po jo pra s’ka sondazhe fare
Arian Çani: Por si qenke futur qorrazi në këtë histori
Sazan Guri: Unë bëj diferencën sepse kur jap një leksion e mbaj dhe vetë..i përmbahem domethënë. Ka komunitete që më janë lutur prej vitesh, ti profesor kë të drejtën të kandidosh, realizova dëshirën e tyre dhe ADN-në e fisit, atë më tepër. Një njeri që ka dijeni në shumë fusha.