Rithemelimi zgjedh kryetarin e degës së PD-së në Dibër

22 April 2022, 20:07Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rithemelimi zgjedh kryetarin e degës së PD-së në Dibër

Rithemelimi organizoi zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike në degën e Dibrës, ku pas numërimit të votave është shpallur fitues, sipas njoftimit të shpërndarë, Ilir Krosi.

Krosi ka fituar 77 për qind të votave.

Në garë kanë marrë pjesë dy kandidatë, Ilir Krosi bashkë me Hamza Lleshin.

Në total, sipas njoftimit kanë votuar rreth 700 anëtarë të PD-së. 528 prej tyre kanë votuar për Krosin dhe 148 për Hamza Lleshin.

 


Video