DASH e ka shpallur ‘non grata’, Berisha i kërkon ndihmë kundër Yuri Kim

22 April 2022, 18:21Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

DASH e ka shpallur ‘non grata’, Berisha i kërkon ndihmë

Departamenti i Shtetit e ka shpallur non grata, por Sali Berisha i bën thirrje që të ndalojë Ambasadoren Yuri Kim nga ndërhyrja në vendin tonë.

“I bëj thirrje Departamentit të Shtetit të mos lejojë ndërhyrjet e palejueshme të ambasadores Kim në proceset gjyqësore dhe pavarësinë e drejtësisë në Shqipëri”, thotë ai përmes një njoftimi të gjatë.

Reagimi i Berishës pasoi deklaratën e Ambasadores Yuri Kim, që iu përgjigj akuzave të pabazuar të Sali Berishës për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë. Berisha iu referua këtu pranimit të ankimimit nga apeli për regjistrimin e PD-së.

Ambasadorja Kim tha se ‘nëse përpjekjet për të luftuar korrupsioni, pandëshkueshmërinë dhe forcuar shtetin ligjor quhet ndërhyrje’, atëherë po kjo është ajo që po bën SHBA në Shqipëri.


Video