Ish-kryeministri Sali Berisha ka nxjerrë një emër si propozim të PS për President të Republikës.
“Si mund ta karakterizojmë këtë proces nëse javën e kaluar folëm me fakte të pakundërshtueshme se Kongresi i PS-së ishte më i ngjashëm se çdo tjetër me një kongres të Cosa-Nostra-s.
Unë mund t’ju them se procesi i zgjedhjes së Presidentit nga një proces dinjitoz që duhet të jetë, është shndërruar në një proces tipik të Cosa-Nostra-s.
Edi Rama për të zgjedhur Presidentin e Republikës ka zgjedhur procedurat më mafioze të emrave në zarfa sekretë. Po t’u pyes unë juve se cili ka dalë nga zarfat sekretë emri më i përfolur? A keni dëgjuar ndonjë emër ju? Ua them unë. Nuk keni dëgjuar. Sipas statistikave të Edi Ramës, 2/3 të sekreteve i kanë shkuar Vali Bizhgës.
Po çfarë mund të presësh tjetër, në një kohë kur emri i saj nuk figuron në asnjë zarf.
Kësaj i thonë zgjedhje. prandaj i them unë zgjedhje si Cosa-Nostra. Prisni tani kur të vijnë e-mailet e shoqërisë civile. Unë nuk po ua avancoj emrin, pro do ua them javës tjetër”