Nuk pranohet kërkesa e Adriatik Llallës për pezullimin e dënimit

22 April 2022, 11:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nuk pranohet kërkesa e Adriatik Llallës për pezullimin e
Adriatik Llalla

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën për pezullimin e dënimit të Adriatik Llallës me 2 vite burg.

Trupa e përbërë nga anëtarët Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sander Simoni, vendosi mospranim të kërkesës.

Avokat i tij Sokol Hazizaj u shpreh se "Italia e njeh gjendjen shëndetësore të rënduar dhe ka pezulluar ekstradimin. Çuditërisht gjykata shqiptare se njeh".

Ndërsa kreu i SPAK, Arben Kraja tha: "Gjendja shëndetësore e Llallës është e njohur, por nuk është shkak për pezullim. Kjo gjendje ka qenë prej kohësh. Ka kryer funksione të larta dhe nuk është bërë pengesë sëmundja".

Ish-kryeprokurori Llalla, u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 episode.

Më konkretisht ai akuzohet se nuk ka deklaruar një shumë prej rreth 7000$ për lindjen e djalit të tij, shpenzimet për ndërtimin e katit të tretë të banesës si dhe shkollimin e vajzës së tij në Gjermani.

Gjithashtu ndaj ish-Kryeprokurorit gjykata vendosi edhe konfiskimin e pasurisë.

Bëhet fjalë për një apartament në Durrës dhe rreth 22 mijë m2 tokë arë ne periferi të Tiranës. Në vendimin e tij, Apeli i GJKKO-së, thotë se ish kryeprokurori për 5 vite nuk duhet t ushtrojë asnjë funksion publik.

 

 


Video