Del në skenë emri i Fatos Nanos për president

22 April 2022, 11:00Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Del në skenë emri i Fatos Nanos për president
Fatos Nano

Ish-këshilltari i Fatos Nanos, Ilir Kulla, në një postim në Facebook shkruan se, nëse PS do të tregojë se është parti politike, kandidatin për President e ka.

“Nëse PS do të tregojë që është parti politike e ka Kandidatin për President Fatos Nano, nëse do të vazhdojë humorin e zi me kandidate me e-mail, thjesht do e bëj vendin edhe me qesharak”, shkruan Ilir Kulla.

Emri i ish-Kryeministrit dhe ish - Kryetarit të PS është përfolur edhe herë të tjera si kandidat për President.


Video