Ndihmës Sekretarja e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin Amerikan të Shtetit, Dr. Karen Donfried, do të vizitojë më 28 prill Shqipërinë.
Lajmi është pohuar nga ambasadorja amerikane Yuri Kim që ka zbardhur edhe axhendën.
Kim thotë se diplomatja amerikane do të vizitojë Shqipërinë në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve dypalëshe.
“Më 28 prill ajo do të përkujtojë 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri dhe do të falënderojë Shqipërinë për partneritetin tonë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe për angazhimin e saj ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës përballë agresionit rus.
Ajo do të nënvizojë gjithashtu mbështetjen tonë të fortë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe integrimin ekonomik rajonal, si dhe do të theksojë nevojën për të zbatuar plotësisht reformën në drejtësi dhe për të luftuar korrupsionin”.
Zyrtarja amerikane do të nisë një tur në Ballkanin Perëndimor (25 prill deri më 29 prill), ndërsa do të vizitojë veç Shqipërisë, edhe Kosovë, Bosnje Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.
Asst Sec’y Donfried will visit ???????? next wk to celebrate 100 yrs of ???????????????? relations; thank ???????? for partnership on UN Security Council, esp on ????????; underscore strong support for ???????? accession; encourage implementation of justice reform & fight against corruption. https://t.co/WsbIEujsgh
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 21, 2022