
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur këtë të enjte në seancë e Kuvendit, kur Sali Berisha shtyu nga foltorja Enkelejd Alibeajn.
Ambasadorja nuk e përmend në emër, por nënkupton se Sali Berisha është organizatori i ditëve të dhunshme në historinë e tranzicionit të Shqipërisë.
"Ditët e sulmeve ndaj ndërtesave, rrahjes apo shtyrjes së të tjerëve nga podiumet, kërcënimeve ndaj atyre që me të drejtë thonë "jo!", akuzimit të të tjerëve për keqbërjet që ke bërë vetë, shtrembërimit të shtetit ligjor, mbështetjes tek pandëshkueshmëria... .ato ditë i përkasin një të shkuare që nuk duhet të përsëritet”, shkruan Kim.
Sali Berisha përzuri Enkelejd Alibeajn nga foltorja e Kuvendit gjatë seancës së të enjtes. Alibeaj u thirr nga kryetarja Lindita Nikolla për të folur pas fjalës së Kryeministrit Edi Rama, por Berisha nuk e la dhe kërkoi me forcë që ta merrte ai fjalën.
"Ditët e sulmeve ndaj ndërtesave, rrahjes apo shtyrjes së të tjerëve nga podiumet, kërcënimeve ndaj atyre që me të drejtë thonë "jo!", akuzimit të të tjerëve për keqbërjet që ke bërë vetë, shtrembërimit të shtetit ligjor, mbështetjes tek pandëshkueshmëria... (1/2) https://t.co/721a3qiU22
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) April 21, 2022