Legalizimi i kanabisit mund të shtojë prodhimin, Çuçi urdhëron drejtorët e policive: Forconi kontrollet!

22 April 2022, 11:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Legalizimi i kanabisit mund të shtojë prodhimin, Çuçi
Në foto: Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi thirri të gjithë krerët vendorë të policisë në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për të kërkuar forcimin e kontrolleve dhe tolerancë zero ndaj kultivimit të kanabisit.

“Sot ishte për të bërë një analizë me drejtorin e Përgjithshëm dhe të gjithë drejtorët dhe shefat e komisariateve. Bëmë një analizë të planit të 4 mujorit të parë dhe lamë detyrën për 4 mujorin e ardhshëm” Fokusi është parandalimi i kultivimit të kanabisit. Këtu tolerance është zero. Policia ka të gjitha mundësitë, aftësinë dhe mënyrat për ta minimizuar në maksimumin historik këtë fenomen negativ” tha Çuçi.

Ministri nënvizoi se do të shtohen kontrollet për të parandaluar abuzimet të veshura nën petkun e kanabisit industrial.

“Nuk kanë lidhje fare me njëra tjetrën. Ia përmenda të gjithë strukturave. Nuk ka asnjë lidhje. Përkundrazi do të shtojmë kontrollet që të mos abuzojë askush qoftë i keqkuptuar qoftë duke përdorur një mundësi për të rritur kultivimin. Tolerancë zero ndaj kultivimit të kanabisit të paligjshëm nuk ka të bëjë fare me kanibisin industrial” u shpreh ministri i brendshëm.

 


Video