Apeli pranon ankimin e Alibeajt, merr në shqyrtim vendimin e Zhukrit për njohjen e statutit të Berishës

22 April 2022, 13:41Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Apeli pranon ankimin e Alibeajt, merr në shqyrtim vendimin e Zhukrit
Selia e PD

Gjykata e Apelit ka pranuar ankimimin e bërë nga Enkelejd Alibeaj që kundërshtonte vendimin e shkallës së parë, e cila njohu statusin e dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit.

Trupi gjykues vendosi të prishë vendimin e shkallës së parë dhe ta rikthejë çështjen për rishqyrtim në të njëjtën gjykatë, por me tjetër trup gjykues. Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankimimi.

“Ju informoj se sot me date 22.04.2022, gjyqtare znj. Blerina Muça, ne lidhje me kerkesen e paraqitur nga Partia Demokratike e Shqiperise perfaqesuar nga z. Enkelejd Alibeaj, me objekt: Prishjen e Vendimit Nr. 1346/222 Akti, Nr. 3 Vendimi, dates 25.03.2022 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane me gjyqtar Agron Zhukri duke vendosur pushimin e gjykimit ose kthimin e saj per shqyrtim ne te njejten gjykate por me tjeter trup gjykues, vendosi ne dhome keshillimi:
– Pranimin e ankimit te pales ankuese, Partia Demokratike e Shqiperise, perfaqesuar nga Nenkryetari i saj z. Enkelejd Alibeaj, ndaj Vendimit Nr. 3, date 25.03.2022 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.
– Kunder vendimit nuk lejohet ankim”, thuhet në vendimin e Gjykatës.


Video