Kryeministri Rama ka marrë pjesë këtë të premte në dorëzimin çelësave të apartamenteve të rindërtuara për 16 familje të komunitetit rom dhe egjiptian, në lagjen ‘’Shehër’’ të Lezhës, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.
Gjatë takimit me komunitetin aty, një e moshuar zgjodhi t’i shprehte falënderimet shefit të qeverisë duke i puthur dorën.
Ndërkohë ky i fundit deklaroi se nuk e jep fjalën kot dhe i rindërtoi banesat ashtu siç u kishte premtuar banorëve.
Banori: Kryeministër, doli fjala jote që the do t’i ndërtoj dhe do ju jap shtëpi? Falemiderit zoti kryeministër!
Rama: "Fjala doli sepse unë kur jap fjalën e mendoj mirë. Nuk e jap kot. Nganjëherë nuk ia dal ta bëj në kohë se ka vonesa ka probleme. Në këtë rast ja ku jemi këtu, janë dhe 9-të të tjera që do bëhen. Me Lezhën ashtu sikurse në gjithë Shqipërinë do vijojmë punën”, tha Rama. “Ju marrsha të keqen” dëgjohet të thotë gruaja teksa i puth dorën kryeministrit në shenjë falenderimi.