Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Përballja parazgjedhore në RTV Sllovenia shënoi rrëzimin e kryetarit të Partisë Kombëtare dhe largimin e parakohshëm të kryetarit të partive të qendrës së majtë.
Ky ngjarje, pati një jehonë të fortë te përdoruesit e rrjeteve sociale. Disa kanë shkruar se kanë kohë që nuk kanë parë një “program kaq argëtues”. Të ftuarit u grindën dhe ofenduan njëri-tjetrin ndërsa moderatorit i doli emisioni jashtë kontrollit.
Në vazhdim të emisionit, kreu i Partisë ultranacionaliste Kombëtare, Zmago Jelinçiç, u largua nga studio në shenjë proteste, por u rrëzua. Jelinçiç raportohet se fatmirësisht nuk është lënduar, gjë që sipas tij, “e ka ndihmuar edhe fakti se dikur ka stërvitur arte marciale”.