Tërmeti në Bosnje, Elmira Sefo vritet nga një shkëmb që ra mbi shtëpi

23 April 2022, 08:04Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tërmeti në Bosnje, Elmira Sefo vritet nga një shkëmb që
Në foto: Elmira Sefo dhe shkembi qe ra ne shtepine e saj

Një tërmet i fuqishëm ka lëkundur mbrëmë Ballkanin. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe fuqia e tërmetit, sipas faqes europiane për tërmetet EMSC, ka qenë 5.7 ballë të Rihterit.

Tërmeti është ndjerë edhe në Kroaci, Maqedoni, Shqipëri dhe Serbi, ndërsa sot bëhet me dije se është shënuar dhe viktima e parë. Bëhet fjalë për një vajzë 27 vjeçe Elmira Sefo nga Stolaci, shkruajnë mediat vendase.

Mësohet se një shkëmb i madh ka rënë në shtëpinë ku e reja jetonte me prindërit, një qytet i Bosnjes, duke i shkaktuar asaj vdekjen. Prindërit e saj raportohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore. Elmira është dërguar me autoambulancë për në spitalin e Mostarit, ku mjekët tentuan ta risjellin në jetë, por pa sukses. Lëndimet që ajo mori ishin fatale.

Një e afërme i vajzës së plagosur ka thënë për mediat se shkëmbi ka thyer shtëpinë dhe se skenat janë të tmerrshme. “Ai shkëmb ra dhe u ça në shtëpinë e kushërinjve të mi. Kushëriri im u plagos rëndë. Në shtëpinë time gjithçka ra nga raftet në dysheme. Nuk kam ndjerë një tërmet të tillë në jetën time”, tha ajo.

 


Video