Mbrëmjen e djeshme disa vende të gadishullit Ballkanik u lëkundën nga tërmeti i cili epiqendrën e pati në Bosnje Hercegovinë. Situata më e rëndë ka qenë në Stolac, ku është regjistruar magnituda 5.6 ballë të shkallës Rihter dhe u shënua viktima e parë.
Elmira Sefo 27 vjeç, humbi jetën tragjikisht pas një shkëmb goditi shtëpinë e saj ndërsa prindërit dhe motra u plagosën. Shumë miq dhe të njohur i dhanë ishin të tronditur për fatin tragjik të Elmirës, Hafiz Nedim Botiq i ka dhënë lamtumirën e fundit Elmira Sefos në faqen e tij në Facebook, duke cituar ajetin kuranor: “Të gjithë jemi të Allahut dhe tek Ai kthehemi”.
“Ne kurrë nuk e dimë se cila është dita jonë e fundit, kështu që çdo ditë jetoni si të fundit. Shumë i keqkuptojnë këto fjalë. Jetoni çdo ditë duke qenë gati për t’u kthyer te Zoti”, shkruan mesazhi në Facebook.
