Lungomare edhe në Durrës, ky është projekti që iu prezantua sot dhe ku ishte, kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako. Projekti zhvillimor shtrihet në një gjatësi prej 3 kilometrash dhe fillon nga Ura e Dajlanit, duke përfunduar tek zona e njohur si Kavalishenca
“Ky projekt do i bashkangjitet edhe portit turistik që është ende në fazën e negocimit me kompaninë e Emirateve për tu konkluduar dhe besojmë që së shpejti do të jetë në ndërtim” tha Rama.
Shëtitorja do të përbëhet nga linja kalimi këmbësor, vrapimi dhe pista për biçikleta. Midis shëtitores dhe zonës se plazhit, parashikohet krijimi i stacioneve me pajisje sportive për aktivitete fizike në natyrë, si dhe krijimi i zonave për ushtrimin e sporteve ujore.
Gjithashtu parashikohet dhe krijimi i nyjeve kryesore ku do ofrohen shërbime gastronomie dhe nyje për funksione rekreative. Përgjatë shëtitores do ketë dhe kënde lojërash fëmijë, si dhe dhoma zhveshje e dushe dhe ndërrimit.
"Projekti duhet të mbarojë dhe me mbarimin e këtij sezoni të nisë puna në vjeshtë. Benda këtij mandati duhet ta përfundojmë. Mendoj se duhet ë përgatisim një kolpo ekstra, një ndërhyrje ne det siç është Palma. Ta bëjmë një ndërhyrje në det, një shqiponjë të madhe e ndërtuar e re nga A tek Zh. Aty bashkia mund të nxjerrë përfitime nga. Ky është një fazë tjetër por një shqiponjë do ta bëjmë në det”, tha Rama.