Si Sali Berisha mori postin e presidentit me vetëm një votë kundër?

25 April 2022, 15:00Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Si Sali Berisha mori postin e presidentit me vetëm një votë
Në foto: Ish-presidenti dhe kryeministri Sali Berisha

Në kulmin e debateve për zgjedhjen e Presidentit të ri, politologu i njohur Afrim Krasniqi ka bërë një retrospektive në vitin 1997. Në Facebook ai ka publikuar sot procesverbalin e Kuvendit të 24 korrikut 1997 ku nga 122 deputetë të pranishëm në seancë, 110 votuan pro Rexhep Meidanit.

Në atë kohë brenda 5 muajsh u zgjodhën dy presidentë, Sali Berisha në mars, i cili u zgjodh kreu i shtetit me vetëm 1 votë kundër dhe në korrik, Rexhep Meidani.

Meidani në atë kohë si president u propozua nga 25 deputetë, ku mes emrave spikat ai i kryetarit të PS, Fatos Nano, Skendër Gjinushi apo edhe Dritëro Agolli.

Krasniqi thotë se Meidani si President nuk takoi asnjëherë opozitën, bashkëjetoi me tre kryeministra, por nuk u akuzua për ndonjë skandal, si dhe e mbylli mandatin në mosmarrëveshje me kupolën drejtuese në PS.

“Retrospektivë 1997. Dy zgjedhje të kundërta presidenciale në pesë muaj. Në korrik 25 deputetë inicojnë Rexhep Meidanin për President, 110 vota pro dhe vetëm 3 kundër në parlamentin me 155 deputetë. Opozita e bojkotoi seancën. Presidenti zgjidhet pa debat, por në këtë rast kryeministri e theu rregullin dhe mbajti një fjalim. Ishte kohë revolucionesh!

Meidani ishte i vetmi President që veproi me kompetencat e zgjeruara (1997-1998) dhe të kufizuara presidenciale (1998-2002). Ai ishte numri dy në PS, si President nuk takoi asnjëherë opozitën, bashkëjetoi me tre kryeministra por nuk u akuzua për ndonjë skandal, si dhe e mbylli mandatin në mosmarrëveshje me kupolën drejtuese në PS. Më 2003 dhe 2005 ai konkurroi pa sukses përballë Nanos e Ramës për postin e kryetarit të PS. Kështu vijoi!”, shkruan politologu.

Si Sali Berisha mori postin e presidentit me vetëm një votë

Si Sali Berisha mori postin e presidentit me vetëm një votë

Ndërsa në procesverbalin e publikuar një ditë më parë nga Krasniqi thuhet se Berisha është rizgjedhur President me 113 vota pro dhe vetëm një kundër, teksa përmendet disa herë mes rreshtave që rizgjedhja e tij është shoqëruar me brohoritje dhe duartrokitje nga deputetët e pranishëm në sallë.

“Retrospektivë 1997. Zgjedhjet e treta presidenciale. Opozita zyrtare e bojkotoi Kuvendin (ende quhej Popullor) për shkak të zgjedhjeve të majit 1996. Kuvendi me një parti dominuese (122 vs 10) me 113 vota nga 118 deputetë rizgjedh Berishën me mandat të dytë. I pari dhe i fundit që rikandidoi. Nuk u bë publike lista e deputetëve firmëtarë dhe nuk kishte nevojë për detaje, – vetëm 1 deputet socialist theu bojkotin dhe vetëm 1 votë ishte kundër.

“Zgjedhja” u bë më 3 mars, në periudhë trazirash, pak ditë përpara paktit të 9 marsit dhe zgjedhjes së një kryeministri të majtë, duke nisur de facto, procesin e rotacionit të pushtetit. BE më pak dhe SHBA më shumë u deklaruan se shumica e djathtë ka votat, por kishte probleme legjitimiteti. Presidenti dha dorëheqje katër muaj më vonë, për tu rikthye kryeministër 8 vite më pas. Kështu vijoi!”, shkruan Krasniqi.

Si Sali Berisha mori postin e presidentit me vetëm një votë

Si Sali Berisha mori postin e presidentit me vetëm një votë



Video