Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Forcat xheniere kanë bërë një shpërthim të komanduar të një pakoje që u gjet këtë të hënë në lagjen 1 Maji të Vlorës.
Policia deklaroi se në brendësi të mbështjelljes ishte një tako druri.
Dyshimet janë se ajo mund të ketë rënë nga një automjet në lëvizje.
Ajo u konstatua rreth orës 14:40. Menjëherë në vendngjarje mbërriti policia e cila rrethoi zonën, ndërsa më pas ishin ekspertët xhenierë që bënë shpërthimin e komanduar të pakos.