Makina përplas këmbësorin në Elbasan, shoferi largohet nga vendngjarja

26 April 2022, 09:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Makina përplas këmbësorin në Elbasan, shoferi largohet nga
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Papër-Cërrik.

Një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasin V. H., 56 vjeç, banues në Cërrik, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.


Video