Vidhte karburantin dhe fuste sende të ndaluara në qeli, detajet e arrestimit të drejtorit të burgut të Reçit

26 April 2022, 08:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vidhte karburantin dhe fuste sende të ndaluara në qeli, detajet e
Foto ilustruese

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka arrestuar drejtorin e komanduar në IEVP Reç-Shkodër, Ervis Zikën.

Urdhri për arrestimin është dhënë nga prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Drejtori i komanduar i burgut të Reçit dyshohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe futja e sendeve të ndaluara në ambientet e vuajtjes së dënimit.

Dyshohet se, Zika ka marrë karburant duke firmosur kartela fiktive. Për abuzim me karburantin po hetohen edhe ish-zyrtarë të tjerë. Gjithashtu ai ka hyrë në regjim pa kaluar në skaner dhe ka dyshime që ka futur sende të ndaluara.


Video