Hidhet nga kati i gjashtë 40-vjeçarja në Tiranë

26 April 2022, 08:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hidhet nga kati i gjashtë 40-vjeçarja në Tiranë
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në afërsi të “Casa Italia”, në Tiranë.

Një grua me inicialet A.E. 40 vjeçe, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte e për pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe një autoambulancë.

Ende nuk dihen shkaqet e rastit në fjalë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video