Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin, 25 pasuri të Malltezit dhe të shoqes mbeten nën sekuestro

24 Nëntor 2026, 18:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin, 25 pasuri të Malltezit

Gjykata e Lartë ka rrëzuar sërish kërkesën e Jamarbër dhe Argita Malltezit për heqjen e sekuestros për 25 pasuri, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme dhe konfirmuar nga Apeli i Posaçëm.

Pasuritë janë vënë nën sekuestro në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”.

Ato përfshijnë disa llogari bankare në vlera të ndryshme monetare, apartamente si dhe përqindje kuotash në disa kompani.

Malltezi po gjykohet për veprat “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash” në dosjen e njohur si “Partizani”.


Vox Pop

Video