VIDEO/ Kinezët i bëjnë një "rreng" kryeministres japoneze

24 Nëntor 2026, 17:41Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

VIDEO/ Kinezët i bëjnë një "rreng" kryeministres

Kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi është bërë pjesë e një situate të sikletshme në Kinë. Kur liderja japonezi arriti në aeroportin e Shenzhenit, pati një defekt në shkallët e hipjes dhe zbritjes nga avioni.

Takaichi e habitur ndërsa po zbriste nga avioni, pa që në një pjesë të shkallës kishte një hapësira prej 40 centimetrash, duke ia bërë të sikletshëm dhe të vështirë zbritjen nga avioni të kryeministres japoneze.

Hapësira mes dyshemesë së avionit dhe shkallës së parë është cilësuar si “defekt” nga ana e palës kineze, në një konferencë për shtyp të mbajtur më vonë. Ndërsa kanë lindur edhe dyshimet për një “plan të paramenduar”.

Kjo për shkak të marrëdhënies aspak të mirë midis Kinës dhe Japonisë, duke bërë që pala kineze, ta ketë “stisur” këtë defekt, për të turpëruar Sanae Takaichi gjatë zbritjes nga avioni.

Vlen të përmendet se ndryshe nga mbërritjet e udhëheqësve nga vende të tjera, për Takaichi nuk kishte asnjë grup të rinjsh kinezë për të mirëpritur atë. Kështu shtohen edhe më shumë dyshimet për mënyra e “pritjes së ftohtë” të lideres japoneze.

 


Vox Pop

Video