Plagosja me armë zjarri e djalit të pronarit të hotel "Volorekës", arrestohen 5 persona!

26 April 2022, 10:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Plagosja me armë zjarri e djalit të pronarit të hotel
Pesë persona janë arrestuar nga policia

Pesë persona janë arrestuar nga policia, pasi dyshohet se kanë përkrahur autorët dhe kanë penguar në zbardhjen e të vërtetës për plagosjen me armë zjarri të djalit të biznesmenit në Pogradec.

Joan Muçllari, mbeti i plagosur në një atentat ditën e djeshme. I riu mori një plumb në këmbë, ndërsa dyshohet se ka marrë edhe një plagë tjetër në pjesën e kokës në afërsi të qafës, ku dyshohet se mund të jetë goditur me mjet prerës.

I plagosuri është djali i Jetimir Muçallrit, pronar i hotelit Voloreka.

Të arrestuar në lidhje me ngjarjen janë shtetasit:

-Fatjon Bono;

-Kristian Kresto;

-Hekuran Gjona;

-Ledion Shkullaku;

-Rudi Shaho,

Vijojnë në kërkim 2 autorët e ngjarjes:

-Firdeus Berberi,

-Griseld Maxhari,


Video