Stefano Pioli shpallet trajneri më i mirë në Itali

20 February 2023, 15:10Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Stefano Pioli shpallet trajneri më i mirë në Itali

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli është fituesi i edicionit të 31-të të "Pankina e Artë" në Serie A për sezonin 2021-22.

Në "Coverciano", trajneri i kuqezinjve u zgjodh më i mirë i sezonit të kaluar me 33 vota, përpara Davide Nicola me 4 vota dhe Spalletti (Napoli) me 3 vota.

“Jam i emocionuar sepse kur shoh atë që bëmë vitin e kaluar, ende i ndjej ato emocione. Dua ta ndaj këtë çmim me të gjithë ata që punojnë me ne në Milanello, me klubin dhe me drejtuesit.

Me stafin tim të cilët janë motori i punës sime dhe veçanërisht me lojtarët e mi. Unë ende besoj se jam duke stërvitur një grup vërtet të veçantë", thotë Pioli.

Kujtojmë se Pioli sezonin e kaluar fitoi titullin kampion me Milanin në Serie A, me trajnerin që ka merituar një çmim të tillë.


Video