Personi që shihni në foto është Dritan Ymeri, i dënuari që dhunoi efektivin Agron Bebja në burgun e sigurisë së lartë në Burrel.
Konkretisht, Ymeri e ka goditur efektivin me petrogaz në kokë gjatë turnit të tretë dhe si pasojë e goditjes, efektivi Agron Bebja ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore.
Dritan Ymeri, po vuan një dënim prej 25 vitesh burgim për vrasjen e mjekut Ilir Alia në Shkodër, në vitin 2017.
Ngjarja e rëndë kriminale ndodhi në mesnatën e 1 korrikut 2017, në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër, ku mjeku Ilir Alia u vra me një plumb në kokë.
Pas vrasjes, Ymeri u largua drejt Francës, ndërsa më 2 qershor 2021 u vetëdorëzua në polici. Aktualisht, ai ndodhet në burgun e Burrelit, ku po vuan dënimin prej 25 vitesh burgim.