Ekskluzive - Veliaj emëron Halit Valterin në krye të IMT-së në B...
27 Nëntor, 10:48Fokus
Monika Kryemadhi do të jetë edhe këtë vit në “shtëpinë” e Big Brother VIP Albania, në rolin e opinionistes.
Këtë lajm ajo e ka konfirmuar në një intervistë në “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin, në Top Channel.
“Unë them që dëshirë kam të jem, sepse kam kaluar shumë mirë… Sot më thirrën për të firmosur kontratën dhe je e para që po e bëj këtë njoftim. Jam shumë e kënaqur, pavarësisht se kërkon impenjim, por është një staf shumë i mirë dhe është gjithashtu një lloj privilegji për mua. E kam shijuar si eksperiencë dhe mendoj se ndaj edhe njerëzit më kanë pasur qejf. Të mos harrojmë që edhe ambienti me të cilin punon të jep komoditet”, u shpreh ajo, ndër të tjera.