Serie A: Napoli synon fitoren sot me Sassuolo

17 February 2023, 13:59Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Serie A: Napoli synon fitoren sot me Sassuolo

Napoli do të ndeshet sot në mbrëmje ndaj Sassuolos, në shtëpinë e këtyre të fundit.

Napoli do ta kërkojë sot fitoren e shtatë radhazi në kampionatin italian. Me fillim nga ora 20:45, stadiumi “Citta del Tricolore” do të jetë pritësi i përballjes mes Sassuolos dhe Napolit, e vlefshme kjo për xhiron e 23 të Serie A.

Në ndeshjet e fundit të zhvilluara, Sassuolo barazoi 2-2 me Udinesen, kurse Napoli e mposhti 3-0 skuadrën e Cremoneses.

Momentalisht, Napoli është lider i Serie A me 59 pikë të arkëtuara, ndërsa Sassuolo që renditet në vendin e 15 në kuotën e 24 pikëve.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Sassuolon pritet të mungojnë Toljan dhe Muldur, kurse te Napoli nuk do të paraqitet vetëm Raspadori.

Formacionet e mundshme:

Sassuolo (4-3-3): Consigli; Zortea, Erlic, Tressoldi, Marchizza; Frattesi, Obiang, Henrique; Berardi, Defrel, Lauriente

Napoli (4-3-3): Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Kim, Oliveira; Anguissa, Lobotka, Ndombele; Lozano, Osimhen, Kvaratskhelia 


Video