Gola, spektakël dhe emocione/ Barcelona-Manchester United mbyllet në “paqe”

16 February 2023, 20:52Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gola, spektakël dhe emocione/ Barcelona-Manchester United mbyllet në

Gola, spektakël, emocione por në fund nuk pati fitues. Barcelona barazoi 2-2 me Manchester United në Spanjë, në ndeshjen e parë të 1/16-ave të Europa League.

Të parët që realizuan ishin katalanasit me Alonson në minutën e 50-të, por u përmbysën shumë shpejt, pas golit të Rashford dhe autogolit të Kounde. Ekipi i Xavit do rriste presionin dhe do vendoste ekuilibrat me Raphinan.

Roma ka pësuar disfatë në Austri 1-0 nga Salzburg. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Capaldo. Ndeshjet e kthimit luhen pas pak ditësh.


Video