Messi shpëton PSG me një "perlë" në shtesë

19 February 2023, 16:21Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Messi shpëton PSG me një "perlë" në shtesë
Psg ne feste

Ndeshje e çmendur në Paris ku PSG evitoi turpin e radhës, ndërsa Lille flirtoi me një fitore që mund të kishte shkatërruar sezonin e skuadrës së Christophe Galtier.

Drejtori sportiv Campos hyri në stolin e Galtier në fundin e ndeshjes duke rritur presionin në një moment që ndeshja ishte fiksuar 2-3 në favor të Lille ndërsa Neymar kishte lënë fushën e lojës me kaviljen e dëmtuar.

Gjithsesi mendoi Mbappe për të shënuar golin e barazimit në minutën e 87 ndërsa Messi nga goditja e dënimit i dhuroi tre pikë të arta PSG-së.


Video