VIDEO/ Dopietë në 13 minuta, Sokol Cikalleshi barazon me gola Cristiano Ronaldon në Arabinë Saudite

18 February 2023, 17:46Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Dopietë në 13 minuta, Sokol Cikalleshi barazon me gola
Sokol Cikalleshi

Sokol Cikalleshi është kthyer lojtari kryesor i ekipit të Al Khaleej në Arabinë Saudite, duke i dhënë fitore pas fitore me golat e tij.

Edhe në ndeshjen e sotme përballë Damac për javën e 17 të kampionatit, ai ka rezultuar "vrastar" para porte, duke realizuar të dy golat e sfidës. Cikalleshi hapi ndeshjen në minutën e 32, kur goditja e tij nga jashtë zone u ndal nga rrjeta. Do duhej më pas e 45 minutë që kavajasi të gjente sërish golin e dytë të ndeshjes dhe të dytin personal nga pika e bardhë e penalltisë.

Tanimë Sokol Cikalleshi shkon në kuotën e pesë golave të shënuar këtë sezon me Al Khaleej në Arabinë Saudite. Në listën e golashënuesve, Cikalleshi barazon Ronaldon i cili me Al Nass ka shënuar pesë gola.

Kujtojmë se shqiptari është i huazuar te Al Khaleej dhe në verë do rikthehet te Konyaspor në Turqi.


Video