“Pse s’më sheh në sy”, Tuchel shpjegon pse nisi sherri me Conten

14 August 2022, 20:57Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Pse s’më sheh në sy”, Tuchel shpjegon pse nisi

Thomas Tuchel ka shpjeguar në intervistë për mediat sportive britanike në përfundim të ndeshjes të gjithë sherrin me Antonio Conten.

Trajneri gjerman tha se e gjitha çfarë i kishte kërkuar teknikut italian ishte që ta shikonte në sy.

“I thashë që kur shtrëngohen duart duhet ta shohësh në sy tjetrin. E di që s’është normale, por sot shumë gjëra nuk ishin normale, ashtu siç nuk ishin dy golat që pësuam”, tha ai.

Dy trajnerët u përplasën në fund të takimit, teksa i dhanë dorën njëri-tjetrit.

Sherri u mbyll me ndërhyrjen e stafeve përkatëse për të shmangur përplasjen fizike mes tyre, ndërsa gjyqtari i takimit u dha nga një karton të kuq.

Ndeshja mes Chelseat dhe Tottenham u mbyll në barazim 2-2. Tuchel pati ankesa për arbitrimin, duke pretenduar se goli i parë i Spurs ishte pozicion jashtë loje dhe i dyti një faull brenda zonës ndaj Kai Havertz.


Video