Paqe në fushë, luftë jashtë saj! Conte e Tuchel ndëshkohen me të kuq, luan edhe Armando Broja

14 August 2022, 19:39Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Paqe në fushë, luftë jashtë saj! Conte e Tuchel

Chelsea-Tottenham u mbyll në barazim 2-2 në kryesfidën e javës së dytë të Premier League.

Derbi i Londrës u nda në barazim falë një goli të Harry Kane në minutën e 6 shtesë. “Blutë” e Tuchel kaluan dy herë në avantazh, por në të dyja rastet Spurs të Antonio Contes barazuan.

Koulibaly dhe Reece James shënuan për vendasit, ndërsa miqtë Hojbjer dhe Harry Kane.

Në këtë sfidë u aktizua për pak minuta edhe Armando Broja, që zëvendësoi në minutën e 90 Kai Havertz.

Për t’u përmendur edhe dy kartonat e kuq që morën trajnerët Tuchel e Conte, të cilët u përplasën me njëri-tjetrin në fund të takimit, aq sa u desh ndërhyrja e stafit për të shmangur kontaktin fizik mes tyre.


Video