Ferrari i Formula 1 në mes të autostradës, policia s’e kap dot (Video)

14 August 2022, 18:13Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ferrari i Formula 1 në mes të autostradës, policia s’e kap

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet një Ferrari klasik i Formula 1 duke dhuruar spektakël në një autostradë në Çeki.

Shoferi i makinës që filmoi pamjet iu përkushtua ndjekjes së këtij mjeti të veçantë për kilometra të tëra. Edhe policia çeke është bërë kurioze, duke kërkuar që të identifikojë drejtuesin e këtij Ferrari.

Në shtator 2018, një video e ngjashme u bë virale dhe policia i kërkoi publikut ndihmë për të identifikuar individin. Edhe pse u gjet një i dyshuar, një burrë 45-vjeçar, ai mohoi faktet dhe autoritetet nuk mund ta fajësonin atë pasi për shkak të helmetës, identifikimi i tij nuk ishte i mundur. Kjo shkelje mbart një gjobë prej dhjetëra mijëra dollarësh apo edhe pezullim të patentës për një vit dhe policia çeke ka sqaruar se është në kërkim të shoferit të çmendur.

Nga hetimet e 2018-s nuk u gjet asgjë, por nisur nga reklama e një kompanie cigaresh që makina ka në trup, dyshohet se ajo është prodhuar para vitit 2007, pasi në këtë vit u ndalua reklamimi i duhanpirjes. Por, mbetet mister se si ka përfunduar në garazhin e një qytetari një makinë e prodhuar posaçërisht për gara.


Video