UEFA zbulon 3 kandidatët kryesorë për fitimin e çmimit lojtari dhe trajneri më i mirë i vitit

12 Gusht 2022, 15:08Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Karim Benzema, Kevin De Bruyne dhe Thibaut Courtois

UEFA ka zbuluar emrat e të nominuarve për lojtarin dhe trajnerin më të mirë të sezonit që lamë pas.

Lista me tre kandidatët për “Lojtarin më të mirë të sezonit 2021/22” përbëhet nga Karim Benzema, Kevin De Bruyne dhe Thibaut Courtois. Në anën tjetër, për trajnerë treshja plotësohet nga Ancelotti, Klopp dhe Guardiola.

Suksesi i Real Madrid në fitimin e Champions League mendohet të jetë kyç. Kështu me shumë gjasa fitues do jetë Karim Benzema për “Lojtarin më të mirë të sezonit 2021/22” dhe Carlo Ancelotti si “Trajneri më i mirë i sezonit 2021/22”.

Fituesi i këtyre çmimeve do shpallet në Stamboll, më 25 gusht bashkë me lojtaren dhe trajnerin e vitit për femra. Me fitimin e çmimit kryesor, Benzema do shkonte i sigurt drejt “Topit të Artë”, për herë të parë në karrierën e tij.

Video