Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Spektakli që dhuruan në fushë Chelsea dhe Tottenham u mbyll me spektaklin e shëmtuar jashtë saj nga Conte dhe Tuchel.
Dy trajnerët u përplasën në fund të takimit, teksa i dhanë dorën njëri-tjetrit.
Sherri u mbyll me ndërhyrjen e stafeve përkatëse për të shmangur përplasjen fizike mes tyre, ndërsa gjyqtari i takimit u dha nga një karton të kuq.
Ndeshja mes Chelseat dhe Tottenham u mbyll në barazim 2-2. Tuchel pati ankesa për arbitrimin, duke pretenduar se goli i parë i Spurs ishte pozicion jashtë loje dhe i dyti një faull brenda zonës ndaj Kai Havertz.