Protestuesit shpërndahen nga policia, boshatiset bulevardi. Nis ‘aksioni’ nëpër lagjet e Tiranës (VIDEO)

31 October 2026, 17:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Protestuesit shpërndahen nga policia, boshatiset bulevardi. Nis
Protestuesit shpërndahen nga policia, boshatiset bulevardi

Policia ka ndërhyrë duke shpërndarë protestuesit pas një aksioni të shpejtë.

Forcat e rendit morën kontrollin e bulevardit duke avancuar me forca të shumta.

Ishte një dron i policisë ai që nisi aksionin policor.

Droni u rrëzua dhe protestuesit shkuan ta merrnin atë dhe ky ishte momenti që policia ndërhyri.

Efektivët tashmë po zhvillojnë ‘aksione’ nëpër lagjet e Tiranës, me qëllim kapjen e personave, që hodhën molotovë.

 


Video