Spartak Ngjela: Saliu nuk merret i pandehur, pasi SPAK i frikësohet vrasjes së prokurorëve

8 May 2022, 13:32Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Spartak Ngjela: Saliu nuk merret i pandehur, pasi SPAK i frikësohet vrasjes
Spartak Ngjela

Avokat Spartak Ngjela ka komentuar akuzat e Ramës për SPAK për mos nisjen e hetimeve ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ngjela bën një paralelizëm me Hashim Thaçin në Kosovë dhe thotë se ndërkombëtarët nuk e denoncuan në gjykatat e Prishtinës Thaçin, sepse çdo gjyqtar i druhej vrasjes, pasi sipas Ngjelës ish-Presidenti i Kosovës drejtonte ende një organizatë paraushtarake në Kosovë.

"Rama nuk e kupton dot saktë se çfarë është krimi i organizuar në rangjet e larta të politikës.
Nuk mund t'i kërkohet pushtetit gjyqësor shqiptar penalizmi i Saliut.
Pse?
Po këtu del kjo pyetje:
Përse nuk e denoncuan përpara pushtetit gjyqësor në Prishtinë Thaçin ndërkombëtarët, por e paraqitën denoncimin kundër tij në Hagë?
Sepse, gjithkush nga gjyqtarët e gjykatës së Prishtinës do t'i ndruhej vrasjes së tij. Thaçi drejtonte ende një organizatë paraushtarake në Kosovë.

E kuptoni tani se përse Saliu nuk mund të gjykohet nga SPAK? Dhe, e kuptoni gjithashtu se përse amerikanët nuk e kanë sjellë ende denoncimin e tyre kundër Saliut në SPAK?
Por, a do të gjykohet Saliu?
Sigurisht që po. E ndoshta ashtu si edhe Thaçi. Por denoncimin duhet ta bëjnë organet ligjore amerikane në një prokurori dhe gjykatë ndërkombëtare për gjykimin e krimeve në Shqipëri, dhe jashtë saj. Për krimet që kanë kryer krerët e politikës shqiptare që kanë qenë në pushtet.
Por, dhe kjo gjykatë, duhet të ngrihet jashtë Shqipërisë, nga Parlamenti i Shqipërisë, me ligj të veçantë. Njëlloj siç u bë edhe në Kosovë", shkruan Ngjela.




Video