
Monika Kryemadhi e pranoi në një takim me të rinjtë se ajo është pjesë e kastës politike që ka vrarë shpresën te të rinjtë.
“Një nga problemet më të mëdha që kemi ne sot është mungesa e shpresës tek të rinjtë dhe kjo vjen si rezultat i politikave që ne kemi. Jo vetëm të mazhorancës, por dhe në si opozitë kemi fajin tonë sepse jemi ne ata që duhet të ngjallim shpresën tek ju”, deklaroi kryetarja e LSI-së.
Kryemadhi premtoi se do të punojë jashtëzakonisht fort që të rinjtë të mos braktisin këtë vend.
“Është një punë e madhe, është një punë e madhe që duhet të bëjmë me familjet tona, është një punë e madhe që duhet të bëjmë me rrethin tonë shoqëror, sepse mosbesueshmëria tek politika ka sjellë që njerëzit të mos shkojnë të votojnë”, tha ajo.