Asnjë "gjemb në këmbë" për Berishën, Rama me kritika: SPAK të vendos Metën përpara drejtësisë

7 May 2022, 10:53Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Asnjë "gjemb në këmbë" për Berishën,
Në foto: Kryeministri Edi Rama dhe drejtuesi i SPAK, Arben Kraja

Partia Socialiste ka mbledhur  paradite Asamblenë, nga ku pritet të nisë zbatimi i vendimeve të kuvendit të 9 prillit, që kanë të bëjnë si me ndryshimet statutore ashtu dhe me ndërprerjen e mandatit të kryetarëve të degëve të bashkive të PS dhe nisjen e procesit për të rinjtë. Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS i ka bërë kritika të ashpra SPAK. 

"Kamponi i anti-korrupsionit me vulë dhe me firmë është futur në hetim nga SPAK. Për çfarë? Për një denoncim të kujt? Të atij që e gjitha Shqipëria mezi pret ta shoh përpara SPAK, Ilir Metës. Unë e kam udhëhequr ketë proces, pa bërë asnjëherë asnjë diskutim të asnjë neni. Juristët tanë kanë pasur rezerva, unë nuk mendova që mjafton të behet kjo dhe gjithçka do të ishte mirë.

Jam gjithmonë edhe më i paduruar përballë faktit që ata që e nxin totalisht Shqipërinë, e bën një vend ku pandëshkueshmërisë janë të paprekur. Me një lehtësi të hatashme SPAK shkon dhe bën sahatin zviceran me Ardian Dvoranin. Ai sot e gjithë jetën jeton në një apartament të para viteve 90. Ndërkohë që ata që i ka vilat e rreshtuara, këta janë të gjithë duke pritur finalet e Champiosn Legus", u shpreh Rama. 


Video