"Butrinti", denoncimi: Margariti do marrë 10 mijë dollarë në vit si anëtare e bordit

7 May 2022, 19:46Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Butrinti", denoncimi: Margariti do marrë 10 mijë

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti do të marrë 10 mijë dollar në vit si anëtare e borditi të fondacionit që ka marrë me koncesion Parkun e Butrintit. Ky është denoncimi i deputetes së PD-së, Ina Zhupa përmes një postimi në rrjetet sociale.

Teksa ka publikuar dhe dokumentet, Zhupa shkruan se Margariti do të paguhet dy herë nga ky koncesion, 1 herë si Ministre dhe 1 herë me hoonorare 10 mijë dollar në vit si anëtare e bordit të fondacionit privat.

"Koncensioni i Butrintit gezon ministren e (ç)Kultures Margariti me nje perfitim extra 10 mije dollar ne vit si anetare e bordit te fondacionit. 980 mije dollar llogariten per anetaret e bordit dhe per stafin mbeshtetes te tyre nga parate e Butrintit. Ku 350 mije dollar jane pagesa ne xhepat e 5 anetareve e bordit te fondacionit, nje nder te cilat eshte Elva Margariti. Avokatja e lekeve te veta dhe jo e trashegimise tone kulturore do paguhet dy here: nje here me page mujore si ministre e kultures dhe nje here me honorare 10 mije dollar ne vit si anetare e bordit te fondacionit privat per Butrintin! Ky eshte nje nga detajet e shumta te kontrates se koncensionit te Butrintit, e quajtur marreveshje, ku perfituesit e vetem jane personat privat qe do marrin Buntrintin, si dhurate nga qeveria per 10 vjet!" - shkruan Ina Zhupa në postimin e saj.

"Butrinti", denoncimi: Margariti do marrë 10 mijë"Butrinti", denoncimi: Margariti do marrë 10 mijë



Video