Berishës nuk i ‘bindet’ qiriri, i fiket dhe i rrëzohet, në ndihmë i vjen Flamur Noka

7 May 2022, 23:58Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Berishës nuk i ‘bindet’ qiriri, i fiket dhe i rrëzohet,

Ish-kryeministri Sali Berisha mori pjesë në një protestë të thirrur nga ‘Rithemelimi’ për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kavajë ku u vetëvar i riu Ilvi Meta.

Berisha iu bashkua protestës së heshtur dhe ndezi një qiri si homazh për të ndjerin Meta.

Por qiriu duket se nuk iu ‘bind’ Berishës.

Lideri historik i PD e ndezi qiririn dhe e vuri në shkallë, por iu rrëzua.

Në ndihmë i erdhi Flamur Noka, ku ky i fundit ia rindezi e ia vuri në shkallë pas disa tentativave.

Gjatë fjalës së tij Berisha hodhi akuza ndaj qeverisë se funksionon si organizatë kriminale, siç u shpreh ai dhe se rasti i Ilvi Metës dëshmon fytyrën e vërtetë të saj.




Video