Shkaku i Metës, Shpëtim Idrizi: Ja pse PDIU do të dalë e vetme në zgjedhjet vendore, me Berishën ...

5 November 2022, 18:21Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shkaku i Metës, Shpëtim Idrizi: Ja pse PDIU do të dalë e
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi e ka konfirmuar se forca politike që ai drejton do të dalë e vetme me kandidatët e saj në zgjedhjet vendore që mbahen më 14 Maj të vitit të ardhshëm.

Ai ka deklaruar se dalja e PDIU-së më vete është e detyrueshme për shkak se Sali Berisha bëri një marrëveshje me Partinë e Lirisë së Ilir Metaj, ku i ndanë gjerat bashkë dhe po të donin të ishte me ta do ta kishin thirrur.

Ai ka deklaruar se me Berishën i ka marrëdhëniet shumë të mira.

"Dalja e jona ka qenë e detyruar. Në qoftëse flitet për një aleancë i bie që të mbyllet një marrëveshje. Një pjesë e  Partisë Demokratike ka bërë një aleancë me Partinë e Lirisë, ku duket që Partia e Lirisë i ka mëshuar më shumë vendeve për këshilltar, kurse Partia Demokratike është e lirë për kandidatë, e thënë ndryshe po të donim që të ishim pjesë e kësaj ose nëse do na bëhej një ftesë, ne do të duhej të diskutonim fillimisht me Partinë e Lirisë dhe pastaj me Partinë Demokratike, duhet të ishte e kundërta, për të gjetur një vend në listën e tyre. Gjithmonë në ka thënë pse dilni një herë me të majtët një herë me të djathtët. Na lejoni një herë të dalim vetëm.

Partia Demokratike është e lirë për kandidatë. Nëse ne do të donim të bëheshim pjesë e koalicionit, ne duhej të bisedonim fillimisht me Partinë e Lirisë e më pas me Partinë Demokratike. Më mirë po dalim këtë herë më vete dhe ta marrim forcën me vete. Nuk besoj se është rasti i PDIU që të vrapojë e të kërkojë që të na fusin në një listë të përbashkët. Ne e dimë që pesha specifike e PDIU është e qëndrushme në 5 qarqe. Me zotin Berisha kam marrëdhënie shumë të mira. Kështu i kam marrëdhëniet me të gjithë spektrin politik, sepse unë e shikoj politikën si diçka që me negociata dhe diskutime arrihet gjithçka. Ndërkohë që ligjet në parlament nuk bëhet për një parti politike, por bëhen për qytetarët në kohë afatgjatë”, u shpreh Idrizi në emisionin "Kjo Javë"


Video