'Na jepni 10 euro në muaj', Nard Ndoka 'lyp' para nga qytetarët: Islamiku politik Lulzim Basha na goditi (Foto)

5 November 2022, 13:25Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
'Na jepni 10 euro në muaj', Nard Ndoka 'lyp' para nga
Në foto: Nard Ndoka dhe deputeti Lulzim Basha

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka ka ftuar simpatizantët dhe anëtarët e PDK-së që të kontribuojnë politikisht dhe financiarisht për PDK-në.

Nard Ndoka e quan ish-kreun e PD-së Lulzim Basha, islamik politik që ka goditur sipas tij, alternativën politike Demokristiane. 

Postimi i Nard Ndokës:

"Të nderuar miq, drejtues, anëtarë dhe simpatizante të Partise Demokristiane të Shqipërisë, ju ftojme të kontribuoni politikisht e financiarisht për PDK kudo që ndodheni. Që nga 17 Maj 2017 jemi penalizuar nga “marrveshja e zezë” Rama-Basha.

'Na jepni 10 euro në muaj', Nard Ndoka 'lyp' para nga

Islamiku politik Lulzim Basha goditi alternativen politike Demokristiane duke shkelur marrveshjen politike, duke demtuar keshtu perfaqesimin politik, por edhe financimin si parti parlamentare. Per të kaluar kete situate të rënde politike e financiare, ju lutemi të kontribuoni me nje financim modest, për nje periudhe të shkurter kohore, derisa PDK të rikthehet serish në Kuvend, në zgjedhjet që kemi përpara!

Çdo anëtar:

1.000 lek në muaj ose 10 €$ për ato që jetojne në Diaspore.

Për Bizneset afer PDK:

30.00-10.000 lek ose

30-100 € $ në muaj.

Swift Kode: TIRBALTR

Në leke: AL74206111450000135382050100

Euro: AL51206110660000160382050100

Ose prane zyres se Finances në PDK:

Adresa e Selise:

Ish Shtepia Botuese

Tiranë

Bashkepunimi politik do të intensifikohet edhe me partnerët tane nderkombetare, me misionet e tyre dipllomatike në Tiranë, me fondacione e institute, me PPE, CDU dhe Unionin Kristiandemokrat Europian.

Duke ju falenderuar përzemersisht të gjithë Ju, që i bashkoheni PDK-se në këto momente kritike!

Partia Demokristiane e Shqipërisë, PDK

Tiranë, Nëntor 2021", shkruan Ndoka.


Video