"Jemi në vatrën e PD', Rama batuta me demokraten: Ty nuk të quajnë dot patronazhiste

5 November 2022, 11:37Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Jemi në vatrën e PD', Rama batuta me demokraten: Ty nuk
Në foto: Kryeministri Edi Rama dhe demokratja nga Lushnja

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kurser batutat gjatë takimit që po zhvillon mëngjesin e sotëm me fermerë të Lushnjës. E pranishme ishte dhe një fermere me bindje të djathta që kreu i qeverisë nuk la pa e 'ngacmuar'.

Rama tha ajo mund të flasë lirshëm pasi nuk e do e quajë njeri patronazhiste. Ndërkohë Neta tha se duhet më shumë kontroll sa i përket pespicideve pasi sipas saj kjo është e vetmja mënyrë për të shkuar në Europë.

Edi Rama: Meqë këtu jemi Në një vatër të Partisë Demokratike siç është Neta, të na thojë dy fjalë se ty nuk të thonë dot patronazhiste. jepja mikrofonin Netës të na flasë për ecurinë e punës dhe se çfarë duhet të bëjmë ne. 

Neta: Për të mirën e punës ne qohemi dhe nuk e kemi problem. Duhet të bëjmë diçka, gjynah të qahemi, kjo krizë është për gjithë botën. Interesophu për pespicidentet, kontroll dhe vetëm kontroll nëse duam të shkojmë në Euroopë.


Video