Primaret/ Kandidatja e PD-së për Tiranën, Adriana Kalaja: Tiranës do t’i vëmë tritolin (Video)

5 November 2022, 11:22Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Primaret/ Kandidatja e PD-së për Tiranën, Adriana Kalaja:

Kandidatët e primareve të Rithemelimit të Sali Berishës për Bashkinë Tiranë vazhdojnë të shpalosin vizionin e tyre për drejtimin e bashkisë së kryeqytetit.

E pyetur gjatë një interviste televizive se si mund të rregullohet Tirana, Adriana Kalaja tha se kjo zgjidhet vetëm me tritol. Madje ajo e paraqiti edhe si slogan të saj ‘Tirana fitohet vetëm me tritol’.

Sipas saj ndërtimi i kullave në kryeqytet është bërë me “porosi dhe urdhëra të mafies së ndërtimit kanë ngushtuar qendrën historike të Tiranës duke i hapur vend ndërtimit të kullave”.

“Tirana shpëtohet me tritol! Çfarë nënkupton kjo? Çdo kullë, pas një auditimi të bërë në bashki, nëse unë do të kem fatin ta drejtoj, që rezulton se është ndërtuar mbi një vepër të trashëgimisë kulturore, mbi një vepër të mbrojtur me ligj , mbi një vepër të zones historike, jo vetëm që do t’i vihet tritoli, jo vetëm që në atë vend do të rindërtohet vepra siç ka qenë, por do të veprohet me përgjegjësinë penale”, theksoi Kalaja.


Video