Si do ia dalësh me 2 milion lekë rrogë si Kryebashkiak? Përgjigjet Këlliçi: Do më ndihmoj vëllai (dikur këshilltar i Ballukut)

5 November 2022, 10:30Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Si do ia dalësh me 2 milion lekë rrogë si Kryebashkiak?

Kandidatit të primareve për Tiranën në Partinë Demokratike, Belind Këlliçit nuk i mjafton as paga e deputetit, e cila plus dietat shkon në rreth 2 milionë lekë të vjetra në muaj.

I pyetur nga Çim Peka në Syri tv, nëse i dalin 2 milionë lekë për të jetuar, Këlliçi i cili bashkëjeton me vajzën e ish-zv.ministrit të PS, Artan Shkreli, tha se ndihmohet nga familja dhe nga i vëllai i tij.

Peka: Z. Këlliçi, a jetoni dot me rrogën e Kryetarit të Bashkisë, e cila është më pak se 2 milionë lekë?


Këlliçi: Sigurisht, do të mund t’ia dal siç ja kam dalë deri më tani, që e kam edhe më të ulët rrogën, po pa e fshehur ansjëherë faktin se kam pasur mundësinë të ndihmohem edhe nga familja dhe nga i afërmi im, që është vëllai im. Se nuk ia del dot. Jua them troç , nuk ia del dot në Tiranë.

Kujtojmë se vëllai i Belind Këlliçit, ka punuar si këshilltar me Ministren e Energjisë, Belinda Balluku, ku nga deklarimet e pagave, rezulton se është paguar mjaft mirë.


Video